Dhuna në familje godet në Tiranë, arrestohen tre burra që rrahën bashkëshortet

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 11:07 | Kronikë

Dhuna në familje godet në Tiranë, arrestohen tre burra që

Tre raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orë në kryeqytet, duke çuar edhe tre bashkëshortë pas hekurave.

Respektivisht efektivë të Komisariateve 1, 2 dhe 4 në Tiranë vunë në pranga tre kryefamiljarë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre dhe në një rast edhe ndaj të bijës së mitur, shkruan A2.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin J. T., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: - E. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos