Dhunë në familja, arrestohet 39-vjeçari në Tropojë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 10:38 | Kronikë

Dhunë në familja, arrestohet 39-vjeçari në Tropojë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tropojës me akuzën e dhunës në familje. Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, për motive të dobëta.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. D., 39 vjeç, banues në fshatin Dushaj, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. 

Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, për motive të dobëta.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos