Aksident me vdekje në Durrës

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 09:47 | Kronikë

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e së enjtes në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në rrugën "Martin Camaj". Automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe, shkruan A2.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos