Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën dhe i kërcënoi me fresibël, arrestohet 41-vjeçari nga Shkodra

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 12:45 | Kronikë

Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën dhe i kërcënoi me

Një 41-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e qytetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vajzës së tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos