Një 38-vjeçar është arrestuar pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një automjeti tip Audi të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani.
Gjithashtu shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti, siç raporton A2.
Sipas policisë, "shtetasi Y. E. ka marrë me qira një automjet tip Audi në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ia ka dhënë automjetin shtetasit E. K. dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi. Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip "Audi", i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)