Një 35-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç”, njofton Policia.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. P., 57 vjeçe, banuese në Krutje, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka spostuar gardhin rrethues të pronës së shtetasit V. P., 65 vjeç.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Q., 37 vjeç banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e një 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)