Plagosi me thikë 36-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 11:04 | Kronikë

Plagosi me thikë 36-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 36-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 38- vjeçar, që ndihmoi autorin e ngjarjes për t’u larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe u kap pas disa orësh. Mbi të rëndojnë akuza e plagosjes me dashje dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta

Njoftimi i Policisë Pogradec

Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur  identifikimin e  autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se  shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Benz", nga shtetasi A. B., alias A. O.

Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O.  38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos