Plagosje me thikë në Pogradec, konfliktohen dy persona

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 20:54 | Kronikë

Plagosje me thikë në Pogradec, konfliktohen dy persona

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në lagjen nr.3, ku shtetasi L.O pas një konflikti ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shtetasin M.T.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, teksa i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos