Dhunoi të birin, policia i gjen të moshuarit në banesë granatë, kapsolla detonatore, fishekë dhe karikatorë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 11:50 | Kronikë

Dhunoi të birin, policia i gjen të moshuarit në banesë

Një i moshuar ka rënë në prangat e Policisë së Divjakës pas denoncimit të të birit se e kishte dhunuar. Efektivët e policisë i gjetën në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Dhunoi të birin, policia i gjen të moshuarit në banesë

Njoftimi i Policisë Divjakë

Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Dhunoi të birin, policia i gjen të moshuarit në banesë

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Dhunoi të birin, policia i gjen të moshuarit në banesë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos