
Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës, pak pas mesnate, raporton A2CNN.
Dyshohet se fillimisht i është vënë flaka një automjeti tip “Benz Foristrade”, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW”.
Forcat zjarrfikëse janë njoftuar nga banorë të zonës dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )