“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 22:03 | Kronikë

Ervin Karanxha, ish-prokuror, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, zbuloi rastin e ekstradimit të një shtetasi shqiptar nga Dubai, edhe pse shteti ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.

“Midis Shqipërisë dhe Dubait nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi. Në kodin e procedurës penale është përcaktuar në mënyrë të qartë se çfarë veprimesh proceduriale bëhen me autoritetet e huaja. Por, duhet të kemi një marrëveshje. Nuk kemi një marrëveshje të mirëfilltë. Është bërë një diskutim midis shteteve, midis shtetit shqiptar dhe Dubait, por duke qenë se Dubai është si parajsë fiskale dhe për shkak të zhvillimit të vendit të tyre, ata pavarësisht llojit të veprave që ke bërë, po investove atje, të mbajnë atje. Nuk të sjellin me kusht që të investosh. Por, konstatohet që në disa raste ka kthime. Nuk është në kuadër të një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi, siç kemi me Italinë, por këtu kemi si të thuash atë ligjin për të huajt. Një nga personat që jam në dijeni unë ka bërë një konflikt atje dhe e kanë kthyer”, tha Karanxha.

“Nga ana tjetër ka dhe lobime që mund të bëhen për persona të caktuar. Stimulohen konflikte, nxiten ose edhe vetë shteti për persona të caktuar mund të bëjë lobime që t’i sjellin persona të caktuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos