Largohet Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit komandohet Sokol Bizhga

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 14:04 | Kronikë

Largohet Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka dhënë dorëheqjen.

A2 CNN mëson se në vend të tij, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga. Sipas burimeve për A2 CNN nga detyra është larguar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Largimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda ish - vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të protestuesve të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos