Një banesë në Bulqizë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.
Raportohet se zjarrfikësit dhe efektivët e policisë ia kanë dalë të nxjerrin në kohë nga banesa në flakë të moshuarin që jetonte aty, por ai ka ndërruar jetë në spital.
“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr. Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)