Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 18:23 | Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit,

Sipas njoftimit nga Drejtoria e MZSH-së në Bashkinë Berat, ngjarja është raportuar rreth orës 16:20 dhe menjëherë janë nisur në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit.

Zjarri ka përfshirë katin përdhes të banesës me pronar Riza Keçi, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetën e banorëve. 

Zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme materiale, ndërsa të gjitha ambientet e banesës janë përshkuar nga tymi. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos