Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se e moshuara dyshohet se pësoi një reaksion pas injeksionit që kreu, shkruan A2 CNN.
Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkaku i vdekjes së saj është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, shkruhej mes të tjerash në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)