Do shiste kokainë, kosovari kapet teksa priste klientin në Dibër

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 13:49 | Kronikë


Një shtetas i Kosovës, që shpërndante droga të forta është arrestuar nga policia në Klos. 36-vjeçari me banim në Tiranë u ndalua teksa priste për t’i shitur një personi një sasi kokaine.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”, në Rrugën e Arbërit, në qytetin e Klosit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar, kapur dhe arrestuar shtetasin L. H., 36 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë.  Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën ky shtetas po priste t’ia shiste një shtetasi me të cilin kishte bërë marrëveshje më parë”, informon policia.

Sakaq, efektivët po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos