I penduar Erion Alibej po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. I shndërruar në bashkëpunëtor të drejtësisë, ai tregoi para prokurorëve dhe gjykatësve si ishte organizuar dhe realizuar vrasja e Dorian Shkozës. Tronditës është fakti se Anxhelo Avdia, viktima tjetër e atij atentati, të ndodhur në mars 2020, ishte vrarë nga Nuredin Dumani pa u dakordësuar më parë me Alibejn, shkruan A2 CNN.
“Në takimin me Dumanin nuk është bërë asnjë listë ekzekutimesh. Unë i tregova gjithë ca dija. Interesi im ishte tek Çela. Në diskutuam vrasjen e Dorian Shkozës, me idenë se Talo Cela do të bëhej i gjallë. I kam thënë Nuredinit, do të fal gjakun, vetëm më trego të vërtetën. Për 2 orë e 48 min e kam regjistruar.
Regjistrimin nuk e kam depozituar. Më interesonte vërtetësia e fjalëve të tij. Nuk më interesonte ruajtja e regjistrimit, pasi krijova besim. I dhashë Sky dhe 50 mijë euro, si paradhënie. Paratë i kisha nga trafiku i drogës. Bëja transport nga Holanda drejt Anglisë. Mblidhja çka kisha nga miqtë. Më futën si pjesëtar, gjysmë për gjysmë të fitimeve. Nuk mbaj mend sa para kisha në gjendje, por mund të them 200 mijë euro”, tha Alibej.
“U dakordësuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Mbajta kontakt të shpeshtë me Nuredinin. E pyes edhe për Talon. Një natë ndodh ekzekutimi në Durrës. Më shkruan Dumani “Mbaroi. Shikoje në TV". Shoh në TV që ishin ekzekutuar Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Ridëgjova regjistrimin audio dhe nuk e dëgjova emrin e Avdisë. E pyes Nuredinin. Më tha, hë se dhe ai nuk ishte kot, se ishte i atyre”.
“ Pas kësaj Nuredini më tha, që kishte pasur edhe Elio Bitrin dhe kushon. Më vonë mora vesh se e kishte për Henrik Hoxhën. Në atë periudhë unë kisha një kontratë me një hoxhë. Ai shiste armë tek Fresku. Pas dakordësisë me Nuredinin për vrasjen e Shkozës, ngjarja u bë për 2-3 javë. Foton e Shkozës e nxora nga TIMS-i. Polici Leonard Allkja, që e kisha tek Komisariati i Elbasanit”. (A2 Televizion)