Digjet shtëpia më Domen të Postribës, një nënë me dy fëmijë dyshohet se kanë mbetur brenda

Nga Senad Nikshiqi
29 Korrik 2026, 15:04 | Kronikë

Digjet shtëpia më Domen të Postribës, një

Një shtëpi në fshatin Domen në Postribë është djegur. Brenda janë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës, shkruan A2 CNN.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur. Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos