Dorëhiqet Rrumbullaku. Ministri i Brendshëm komandon Bizhgën, hapet gara për 12 qarqe

Nga Julian Kasapi
6 Shtator 2024, 14:24 | Kronikë

Pas më shumë se një muaji nga betimi, dalja e parë e Ervin Hoxhës për median si ministër i Brendshëm nuk ishte rutinë. Ajo vjen në një moment kyç për Policinë e Shtetit, e cila do të ketë një drejtim të ri, me dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut.

Dorëhiqet Rrumbullaku. Ministri i Brendshëm komandon Bizhgën,

“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian. Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”, tha Hoxha, shkruan A2 CNN.

Në vend të Rrumbullakut përkohësisht i komanduar do jetë zv.drejtori i përgjithshëm Sokol Bizhga ndërsa kreu i ri policisë së shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve do të zgjidhen në javët në vijim në bazë të meritës dhe integritetit, sipas ligjit të sapomiratuar të policisë.

Dorëhiqet Rrumbullaku. Ministri i Brendshëm komandon Bizhgën,

“Edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve dhe strukturave kyçe të Policisë do të zgjidhen në javët në vijim, me të njëjtën frymë. Asgjë nuk do të ndikojë në përzgjedhjen e tyre, përveç meritës dhe integritetit. Ligji i ri i sapo miratuar i Policisë, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon Taulant Ballës, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e trupës policore. Kam nxjerrë udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe në zbatim të tij në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga”, tha Hoxha.

Sipas ligjit të ri të policisë procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të policisë do bëhet me komisione që do të përbëhen nga një zv.ministër i Brendshëm dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë por edhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos