Dosja e AKSHI-t: Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimet për masat e sigurisë

Nga Armand Bajrami
3 Shkurt 2026, 09:58 | Kronikë

Dosja e AKSHI-t: Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimet për masat e

Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimet e bëra kundër masave të sigurisë nga të akuzuarit për abuzime me tenderët tek AKSHI, raporton A2CNN.

Në Apel, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi kundërshtojnë masat "arrest në shtëpi".

Zv.drejtori i Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, kundërshton masën e "pezullimit nga detyra". Ndërsa biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta kërkojnë të shfuqizojnë masën e “detyrimit paraqitje”.

Për të njëjtën çështje janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos