Porositi vrasje për motive gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 09:16 | Kronikë

 

Porositi vrasje për motive gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i cili porositi një vrasje të mbetur në tentative për motive gjakmarrje.

Ky person ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit.

"Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H", thuhet në njoftim, raporton A2CNN.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos