Mjek Vanion Cinari, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në një aksident në Sauk, ka humbur jetën në spital, ku po kurohej për plagët e marra, raporton A2 CNN. Në aksidentin e ndodhur një natë më parë, u përfshinë 3 makina.
Grupi hetimit i ngritur për aksidentin ka ndërtuar dinamikën e aksidentit. Pas dëshmive të marra dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve por edhe pas verifikimit të disa kamera sigurie rezulton se, mjeti që drejtohej nga Vanion Cinari po shkonte ne drejtim të autostradës së Elbasanit, ai dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë ka tentuar të parakalojë dhe pasi ka humbur drejtimin ka kaluar në korsinë tjetër dhe ka goditur mjetin e drejtuar nga Alba Shehaj e cila gjithashtu humbi drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen ndërkohë është përfshirë edhe një mjet tjetër, por pa dëmtime dhe pa të lënduar.
Burime thanë për A2 CNN se pritet një ekspertizë e mjetit të mjekut që do të zbulojë shpejtësinë me të cilën ka qenë duke lëvizur. (A2 Televizion)