Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë

Nga Armand Bajrami
26 Shkurt 2026, 13:30 | Kronikë

Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën për biznesmenin

SPAK ka lexuar pretencën ndaj dy të pandehurve të dosjes "Metamorfoza", në çështjen ku gjykohen me kohë të shkurtuar për "sigurim të kushteve për të kryer vrasje", "grup kriminal" e armëmbajtje pa leje.

Për biznesmenin Pëllumb Gjoka, SPAK kërkoi një dënim me 14 vite burg. Për ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj u kërkuan 9 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, të caktuar më 9 mars, gjykata do të dëgjojë konkluzionet e mbrojtjes.

Në një proces paralel në GJKKO, Gjoka dhe disa të bashkëpandehur po i nënshtrohet një gjykimi të zakonshëm për akuzën e vrasjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos