Gjykata e Posaçme pushon hetimin e nisur ndaj kryebashkiakut socialist të Libohovës

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 10:48 | Kronikë

Gjykata e Posaçme pushon hetimin e nisur ndaj kryebashkiakut socialist

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë hetimin e nisur ndaj Leonard Hides, kryebashkiakut të Libohovës.

A2 CNN bën me dije se kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hida, është paraqitur në SPAK në datën 27 janar 2025.

Dyshohej se në kohën që ai ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Burime pranë SPAK bënë atë kohë me dije se për Hidën është pushuar çështja. SPAK nuk kishte gjetur prova që e inkriminonin atë dhe për këtë iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushim të procedimit penal, kërkesë të cilën GJKKO e miratoi sot.

Kujtojmë se Hida mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos