Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 14:18 | Kronikë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos