I shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge, arrestohet i riu në Gjirokastër

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 12:17 | Kronikë

I shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge, arrestohet i riu

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Gjirokastër ndaluan një 25-vjeçar me iniciale A. B., të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një 82-vjeçar, nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos