“Exchange 2” prangos 2 shqiptarë në Gjermani, pritet ekstradimi drejt vendit tonë

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 11:37 | Kronikë

“Exchange 2” prangos 2 shqiptarë në Gjermani, pritet

Dy shtetas shqiptar janë arrestuar në Gjermani, me qëllim ekstradimin në vendin tonë, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni policor i koduar “Exchange 2” lokalizoi dhe arrestoi shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

Ndaj 44-vjeçarit Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

Ndërsa 20-vjeçarin, në vitin 2024 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”.

Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur Kokainë në mënyrë të përsëritur në  lokalin e tij, në Pogradec.

Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.

Si rezultat i sigurimit të  informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

•Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

•Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos