
Policia e kryeqytetit ka dhënë detaje mbi dy ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura brenda 10 minutash pasditen e sotme. Sipas policisë 31-vjeçari Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe ka humbur jetën në spital, raporton A2 CNN.
Ndërkohë 10 minuta më pas në orën 15:50 është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, por nuk bën të dituar detaje për shkak të hetimit.
A2 CNN mëson se autori i vrasjes me thikë është Gazmend Buçpapa, ndërsa autori i plagosjes me armë është Besjan Ferazini.
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
(A2 Televizion)