
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme.
Sipas informacioneve paraprake të A2 CNN, sherri ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër. Debati është përshkallëzuar, ndërsa të dy kanë përdorur leva për të goditur njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të shumta.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke vënë në pranga të dy drejtuesit e përfshirë në konflikt. (A2 Televizion)