Shoferi i një autobusi të linjës së Greqisë është arrestuar së fundmi nën akuzën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.
50 vjeçari E.N. ishte duke u kthyer nga vendi fqinj, kur pas një kontrolli në autobusin që drejtonte u gjetën dy thasë me veshje kontrabandë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)