E rëndë në Bilisht! 59-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 20:38 | Kronikë

E rëndë në Bilisht! 59-vjeçari humb jetën sapo del

Një 59 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë.

Nuk dihen shkaqet e qarta të humbjes së jetës së 59-vjeçarit, por do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.

Policia e Bilishtit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin, gjithashtu po merr në pyetje edhe punonjësit e klinikës mbi ndërhyrjet e kryera, si dhe medikamentet e përdorura.

Devoll / Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos