“E bleva 100 lekë, e mbaja për qejf”, dëshmia tronditëse e 13-vjeçarit që u kap me thikë në shkollë

Nga Artin Halili
21 Nëntor 2024, 15:31 | Kronikë

“E bleva 100 lekë, e mbaja për qejf”, dëshmia

13-vjeçari i cili u kap me thikë në çantë në ambientet e shkollës në Devoll ka thënë para grupit hetimor se thikën e kishte blerë prej 1 muaji. “E bleva para 1 muaji, 100 lek, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete”.

Këto kanë qenë fjalët e 13-vjeçarit para grupit hetimor në komisariatin e Bilishtit ku ai u mor në pyetje nga efektivët e policisë, shkruan A2 CNN.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me nxënës të tjerë të shkollës dhe se nuk kishte asnjë lloj qëllimi për mbajtjen e thikës në çantë.

Mësohet se me një urdhër të brendshëm në të gjitha shkollat e juglindjes është kërkuar që të kontrollohen çantat e nxënësve nga mësuesit kujdestarë ku sipas të dhënave në shkollat 9-vjeçare janë gjetur produkte kozmetike, telefona, komunikime në Snapchat etj., për të cilat nxënësit janë paralajmëruar që të mos i marrin më me vete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos