Plagosje me thikë në Tiranë, dy studentët konfliktohen pranë shkollës ku studiojnë

Nga Xhensila Kodra
21 Nëntor 2024, 15:06 | Kronikë

Një plagosje me thikë ndodhi mesditën e kësaj të enjte në zonën e njohur si Qytet Studenti. Dy studentë të një shkolle private, u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 20-vjeçar u plagos me thikë, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte në rrugën “Sotir Kolea”, në zonën e njohur si Qytet Studenti.

Gjatë një konflikti të çastit, 19-vjeçari Ajdin Ajvazi plagosi me thikë 20-vjeçarin Aron Demirajn. Sherri mes tyre ndodhi në një rrugicë pranë institucionit arsimor privat ku ata studionin.

Pas kreu krimin, autori u largua me shpejtësi prej andej dhe pak minuta më pas u arrestua nga polici. Nga deklarimet paraprake ka rezultuar se dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht me fjalë me argumentet se po shiheshin shtrembër dhe po i bllokonin rrugën njëri-tjetrit.

Fillimisht, 20-vjeçarit iu dha ndihma nga kalimtarët. Dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve për A2 CNN, si ka marr tre plagë, një në brinjë, në qafë dhe në shpatull. I riu, sipas mjekëve, iu nënshtrua ndërhyrjes dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje stabël (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos