Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë në “Qytetin Studenti”.
Autori dhe i plagosuri janë zënë në rrugë. Ende nuk dihen arsyet e sherrit, shkruan A2 CNN.
Të plagosurit fillimisht i është dhënë ndihma nga qytetarët.
Autori i plagosjes është kapur larg vendngjarjes, në tentativë për t’u larguar.
Tiranë/Informacion paraprak:
- Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(A2 Televizion)