Policia e Lezhës organizoi me sukses operacionin “New Start”, në fund të të cilit u bë i mundur arrestimi i një 45-vjeçari për armëmbajtje pa leje.
Sipas të dhënave, 45-vjeçari I.Gj. montonte mina me telekomandë dhe ua shiste ato grupeve të ndryshme kriminale.
Në momentin e arrestimit, I.Gj. iu gjetën të fshehura në trup 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e kanabisit.
3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre. (A2 Televizion)