Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, pas një sherri momental që pati me komshiun e tij, në lagjen nr.4.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, 50-vjeçari Gentian Kuqi qëlloi dy herë me pistoletë fqinjin Mikel Spirollari dhe më pas me shpejtësi u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi Kuqi i ka kërkuar fqinjit të tij që të mos bëjë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes në banesë.
I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, teksa autori është vënë në kërkim.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes, do të ketë njoftim të dytë.
(A2 Televizion)