Makina përplaset me motorin, një i plagosur në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
9 Shtator 2025, 08:38 | Kronikë

Makina përplaset me motorin, një i plagosur në Gjirokastër

Një aksident mes një motori dhe një makine është shënuar këtë mëngjes në Gjirokastër.

Autovetura tip Mercedes Benz është përplasur me një motor që po udhëtonte në drejtim të Kakavijës.

Nga përplasja fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme materiale, shkruan A2.

Shkak i aksidentit paraprakisht mendohet të jetë një parakalim i gabuar i mjetit tip Mercedes.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos