“Kisha TIMS-in, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: E lashë në gjumë Suel Çelën

Nga Armand Bajrami
5 Qershor 2025, 11:56 | Kronikë

“Kisha TIMS-in, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: E

Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, po dëshmon në GJKKO si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, ku tregon përpjekjet për të dokumentuar dhe gjetur vrasësit e vëllait të tij, Endrit Alibej, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2018.

“Unë kisha sistemin TIMS që konteolloja gjithë cka doja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifiko j. I kisha me foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë”, tregon Alibej.

“Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan. Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha infot e mia.

Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuat ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë ca dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë”. 

Erion Alibej është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të drejtësisë në Shqipëri, i përfshirë në dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, që ka zbuluar rrjete të gjera të krimit të organizuar në vend. Ai ka dhënë dëshmi të zgjeruara në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve dhe aktiviteteve kriminale të ndodhura në Elbasan dhe më gjerë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Alibej akuzohet për përfshirje në disa vrasje mafioze, përfshirë eliminimin e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe të Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Ai ka pranuar se ka porositur vrasjen e Talo Çelës për 100 mijë euro dhe ka ofruar 200 mijë euro për ta sjellë atë të gjallë.

Alibej ka rrëfyer për herë të parë në gjyq më 29 maj 2025, duke zbuluar detaje të rëndësishme për konfliktet me grupet kriminale në Elbasan dhe për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në mars 2019. Ai ka ndihmuar në identifikimin e personave të përfshirë në këto ngjarje dhe ka ndarë informacione për mënyrën se si funksiononin këto grupe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos