Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar tragjikisht. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, adoleshenti E. Xh., 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)