I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Nga Artin Halili
14 Gusht 2025, 18:38 | Kronikë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas, i cili iu ka çarë gomat pasi këto të fundit i kishin zënë vendin e parkimit.

Mësohet se shtetasi i cili tashmë është shoqëruar në komisariat, teksa është kthyer nga puna ka parë se vendet e parkimit para pallatit të tij ishin të zëna nga mjete të pa pajisura me pullë rezidenti, si fillim ai ka kërkuar ndërhyrjen e policisë së shtetit, këta të fundit e kanë pasur të pamundur të gjejnë drejtuesit e mjeteve dhe janë larguar, shkruan A2 CNN.

Fill pas kësaj, ankuesi ka marrë thikën në banesën e tij dhe ka çarë gomat e tre mjeteve.

Sapo kanë konstatuar gomat e çara drejtuesit e mjeteve kanë denoncuar në polici dhe kjo e fundit ka shoqëruar agresorin për sqarime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos