Një aksident rrugor ka ndodhur sot në kryqëzimin e Savrës në Lushnje, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një parakalim i gabuar. Hetimet paraprake tregojnë se një tjetër automjet i ka prerë rrugën mjetit që më pas u përmbys, duke tentuar ta parakalojë në mënyrë të rrezikshme, shkruan A2 CNN.
Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i mjetit ka devijuar, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. (A2 Televizion)