Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Policia njofton se një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë, Mësohet se 52-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi. A2 CNN raporton se Kozeta Teço, jetonte e vetme në banesë dhe mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.
“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja”, njofton Policia.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)