Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Nga Dea Kozma
28 Korrik 2025, 13:04 | Sporte të tjera

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra.

Sportistja shqiptare arriti të bëjë për vete tre medalje të arta dhe vendosi gjashtë rekorde europiane gjatë konkurrimit të saj.

Në eventin që po zhvillohet në Madrid, Carja ngriti lart 91 kg që në provën e parë, në të dytin e shtoi peshën dhe me dy kg të tjerë, duke e çuar në 93 kg, shkruan A2.

Të dyja provat e para Carja i kaloi me sukses, ndërsa në tentativën e tretë, në garë me veten dhe me medaljen e artë të siguruar, ajo provoi  95 kg, por pa sukses.

Edhe në stilin e shtytjes, shqiptarja ngrit që në provën e parë 109 kg. Edhe në të dytën 17-vjeçarja arriti ta përmirësojë paraqitjen me 111 kg të ngritura, duke siguruar në total tre medaljet e arta në kategorinë e saj si dhe tre rekorde europiane: në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, me 204 kg në total.

Enkileda Carja u ngjit në podium tre herë radhazi dhe valviti mes kampionëve flamurin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos