FC Dymbëdhjeta u shpall kampione në ''Beach soccer'', aktivitetin që synon të kthehet në një traditë në vendin tonë.
Ky event bëri bashkë, te pishat e buta në Golem, të gjithë të apasionuarit pas futbollit në plazh, shkruan A2.
12 ekipe, që në organikën e tyre kishin lojtarë amatorë, por edhe nga ata që janë tërhequr nga futbolli profesionist dhe tani e ndjekin këtë sport për pasion.
Pavarësisht temeperaturave të larta që kjo fundjavë rezervoi, të gjitha ndeshjet dhuruan emocione të forta, ndërsa në fund ekipi i ''Dymbëdhjetës'' ngriti lart trofeun.
Kështu mbyllet një tjetër edicion i ''Beach Soccer'' që për FSHF-në është vetëm fillimi i edicionit të ri në futbollin amator. (A2 Televizion)