E rëndë në Velipojë, 82-vjeçari kosovar humb jetën në det

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 16:19 | Kronikë

E rëndë në Velipojë, 82-vjeçari kosovar humb

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi kosovar me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Për pasojë, i moshuari është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos