GJKKO injoron Metën, ish-presidenti do dosjen, Kryemadhi: 3.5 milionë euro çështje

Nga Armand Bajrami
17 Shtator 2026, 16:10 | Kronikë

Seanca e së enjtes ndaj Monika Kryemadhit e Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme dështoi. Shkak u bë mungesa e njërit prej gjyqtarëve të trupës, por kryesuesi tha se do të njoftonte Dhomën e Avokatisë dhe paralajmëroi avokatët për gjoba në rast mungese.

Avokati i Metës ndodhej në sallë tek stolat e publikut. “Jam në bojkot”, tha ai kur u thirr nga gjykata. Pasi mbylli seancën dy gjyqtarët prezentë dëgjuan një pretendim të prokurorit për t’i vënë në dispozicion dosjen të pandehurit.

Fjalën e kërkoi edhe Meta e Kryemadhi, por dolën bosh.  Në mbarim të fjalës së prokurorit, trupa gjykuese i ktheu shpinën të pandehurve dhe u largua nga salla.

“Ai thotë ja japim ne, tha Meta nga kafazi, duke ju referuar vendit të prokurorit, ai është për burg, nuk është për atje”. 

Monika Kryemadhi tha se dosja penale ndaj saj ishte e çoroditur dhe ngriti pyetjen se sa i ka kushtuar shtetit shqiptar hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës. 

Kryemadhi vizitoi edhe një grup protestuesish tek Gjykata e Tiranës, që teksa fliste thirrën kundër saj.

Procesi gjyqësor i dosjes Meta-Kryemadhi u shty për më 24shtator, duke shënuar seancën e radhës që dështon nga bojkoti i avokatëve në GJKKO prej 8 shtatorit. Kërkesës së Dhomës së Avokatisë për rishikim të rregullores, Gjykata e Posaçme ju përgjigj negativisht, duke kërkuar zbatimin e rregullores që i pengon mbrojtësit të mbajnë telefonët në sallën e gjyqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos