“Makthi” i bizneseve në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari që vodhi 16 lokale në Tiranë

Nga Igli Çelmeta
17 Shtator 2026, 16:12 | Kronikë

Ky është momenti kur një 34-vjeçar hap me forcë derën e një lokali në Tiranë dhe më pas futet brenda, duke vjedhur paratë që gjendeshin në arkën e biznesit.

Pamjet e kamerave, por edhe hetimet, zbuluan se autori ishte shtetasi E. Gj., 34 vjeç. Janë të paktën 16 lokale që ishin bastisur prej tij në muajt gusht dhe shtator, duke u kthyer në makthin e bizneseve. Për të shmangur zbulimin, zhvendosej në zona të ndryshme në kryeqytet.

Pas ndalimit, blutë zbuluan se ai ishte edhe në një tjetër masë arresti, në shtëpi, për të njëjtat shkaqe. Ndërsa me ndalimin e fundit, pritet të kërkohet një masë më e ashpër shtrënguese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos