E shtunë e përgjakur, një i vrarë e një i plagosur në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 09:15 | Kronikë

E shtunë e përgjakur në Tiranë, ku një person është vrarë e një tjetër është plagosur. Amarildo Hoxallari humbi jetën në spital pasi u qëllua me thikë nga Darmen Keli, 25 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Unazës së re në Tiranë. 34-vjeçari Hoxhallari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. 

Sipas raportimeve, viktima, me precedentë të mëparshëm penalë, kishte ngacmuar të dashurën e autorit, i cili më pas reagoi duke e qëlluar atë me thikë në gjoks dhe këmbë.

Ndërkohë që disa orë më vonë një tjetër person u plagos me thikë në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare një 40-vjeçar është plagosur në rrugën "Besim Alla".

Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në kërkim të autorit të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos