Marklen Haka: Nga përfshirja në krime e deri tek informatori për lëvizjet e Durim Bamit

Nga Julian Kasapi
7 Shtator 2024, 14:02 | Kronikë

Një 21 vjeçar u vu në pranga nga policia pasi ndihmoi të fshihej në banesën e tij i shumëkërkuari i drejtësisë Marklen Haka. Në banesë në zonën e liqenit të Bacungut Klajdi Hakës iu gjet dhe një pistoletë. Pasditen e së premtes Marklen Haka këmbëzbathur dhe nën pranga mbërriti në drejtorinë e policisë së Tiranës ku u përball dhe me drejtorin e policisë Tonin Vocaj.

Siç raporton A2, 33-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2019 ai i shpëtoi një atentati ku mbeti e vrarë halla e tij Shpresa Basha, 50 vjeç e cila sipas dëshmive të deponuara mbrojti nipin e saj. Në qershor të vitit 2011, kur ishte vetëm 20 vjeç ai u arrestua si autor i vrasjes së një biznesmeni në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas marrjes në pyetje në polici Haka mohoi vrasjen, pasi tha se nuk ka qenë në Tiranë, ndërsa pas 1 muaji u lirua pasi nuk u arrit të provohej ngjarja e rëndë.

Në shtator të vitit 2018 Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë kur forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës por operacioni i arrestimit ishte vetëm me akuzën e armëmbajtjes pa leje çka pas 1 viti i dha lirinë Hakës, transmeton A2.

Veç historikut të arrestimeve e atentateve Haka rezulton dhe në përgjimet e aplikacionit Sky. Sipas bisedave të përftuara nga prokuroria e posaçme 33-vjeçari ka pasur rolin e informatorit për lëvizjet e Durim Bamit. Haka kryesisht komunikonte me Emiljano Shullazin në mënyrë që të arrihej informacioni për vendndodhjen e Bamit dhe më pas eliminimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos