E vetmja grua në garë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu shpalos platformën: 21 vjet eksperiencë

Nga Armand Bajrami
11 Dhjetor 2025, 11:10 | Kronikë

E vetmja grua në garë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu

Kandidatja e dytë për kreun e SPAK, që po intervistohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Doloreza Musabelliu, po shpalos platformën e saj për drejtimin e kësaj strukture.

“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej  në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale. Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete”, tha ajo.

Musabelliu shtoi se është marrë kryesisht me goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, me disa procedime të mbyllura me sukses dhe dënimin e autorëve.

"Pikë e rëndësishme shtimi i numrit të procedimeve të nisura kryesisht. Mendoj të ndërmerren hapa për analizimin e të dhënave që vijnë nga agjenci ligjzbatuese, apo nga hetimet e tjera. Ky mekanizëm rrit efektivitetin e hetimeve dhe forcon kapacitetet analitike dhe parandaluese të SPAK. Seksioni i përgjimeve parandaluese ende nuk është funksional, por do të ketë rol vendimtar në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të SPAK. Në fokus do të jetë edhe nxitja e hetimeve financiare. Një qasje e tillë siguron jo vetëm ndjekjen penale, por edhe goditjen e aseteve kriminale", shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos